Lajme

Nis funerali për pesëvjeçarin që vdiq i bllokuar në pus

02/07/2022 15:23
nga:Q R

Maroku po zhvillon një funeral për Rayanin e vogël, djalin pesëvjeçar i cili vdiq pasi mbeti i bllokuar në një pus për katër ditë.

Rayan Oram ra në pusin 32 metra të gjatë më 1 shkurt, duke shkaktuar përpjekje të mundimshme për ta shpëtuar atë.

Qindra njerëz u mblodhën te pusi, me përpjekjet e shpëtimit që ngjallën vëmendjen e mediave në mbarë botën.

Funerali i tij po mbahet në fshatin e tij në malet veriore Rif ku ndodhi tragjedia.

LAJMI I FUNDIT: 8 viktima dhe 754 raste me COVID-19 sot në Kosovë