Senegali mposhti dje Egjiptin në finalen e Kupës së Afrikës.
Kombëtarja e Senegalit arriti të triumfoi ndaj Egjiptit fal ekzekutimit më të saktë të penalltive, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, ylli i Liverpoolit, Sadio Mane u pa duke ngushëlluar bashkëlojtarin e tij te ‘The Reds’, Mo Salah.
Ai zbuloi se çfarë i tha “mbretit egjiptian” pas ndeshjes.
“Vetëm i thashë se ai është kampion dhe se ai e di se kjo disfatë sot nuk do ta shqetësojë atë shumë, sepse kjo nuk është hera e parë dhe se është pjesë e lojës”.
“Pra, mund të ndodhë dhe nëse ndodh, e di se ai është shumë i fortë dhe do të rikthehet më i fuqishëm”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


