Sporti

Afërdita Fazlija flet pas shkarkimit nga kombëtarja e Kosovës: Në fillim jam paguar 265 euro, s’kemi pasur as fanella të femrave!

02/06/2022 23:09
nga:L J

Afërdita Fazlija, ish trajnerja e kombëtares së Kosovës ka shpalosur sot vështirësitë që ka kaluar ajo ndër vite.

Fazlija ka theksuar se kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ka kaluar në vështirësi të shumta, përcjell GazetaBlic Sport.

“Niveli më i ulët ka qenë pagesa ime, me 265 euro kam fillu, pagesa s’ka qenë diçka që unë jam lidh me FFK’në, prej vitit 2012 deri në vitin 2016 nuk jam pagu hiç, kam qenë vullnetare në futbollin e femrave, 300 euro i kemi nda më pas në 4-5 vena”, tha fillimisht Fazlija në Sporti Total në KTV.

Ish selektorja potencoi se ka pasur probleme shumë të thjeshta, si ajo e fanellave, pasi siç tha nuk kishin as fanella për femra dhe kanë luajtur me fanella të meshkujt.

“Ne ende nuk kemi uniformë tonën, ne kemi uniforma të meshkujve”, përfundoi Afërdita Fazlija.

/GazetaBlic Sport