Wayne Rooney ka zbuluar se Sir Alex Ferguson i tha që të linte gruan e tij në spital dhe të përgatitej për një ndeshje të Manchester United – por më pas ai u la në stol.
Legjenda e United u soll në Old Trafford nga Ferguson në vitin 2004 nga Everton dhe gëzonte një marrëdhënie të veçantë me trajnerin skocez, shkruan GazetaBlic Sport.
Rooney, 36, fitoi pesë tituj të Premierligës, një Ligë të Kampionëve, një Europa League, një Kupë FA dhe tre Kupa të Ligës gjatë periudhës së tij të suksesshme në Old Trafford.
Megjithatë, Rooney ka pohuar se Ferguson i tha që të linte Coleen[gruan e tij] në spital në mënyrë që të mund të përgatitej për ndeshjen e United në Champions League me CSKA Moskën.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i United dhe Anglisë ishte “i fryrë” kur zbuloi se Ferguson e kishte vendosur atë në stol në vend të 11-shes fillestare.
“Më kujtohet kur lindi Kai, vetëm duke menduar ‘Si duhet të jem përgjegjës?’”, tha Rooney për Daily Mail.
“Pasi lindi, Alex Ferguson më kërkoi të shkoja në shtëpi dhe ta lija Coleen në spital, sepse ne po luanim me CSKA Moskën në Champions League të nesërmen.
“I thashë se nuk kisha fjetur për dy ditë, por ai më tha: ‘Shko në shtëpi, sepse do luash.’
“Unë arrita në stadium dhe ai më vendosi në stol — dhe pushoi [Dimitar] Berbatov nga skuadra. Unë isha i inatosur. Më dha një ditë pushim pas kësaj”, deklaroi ish sulmuesi i Man United.
/GazetaBlic Sport/


