Sporti

Ngjarje e rëndë para ndeshjes në La Liga, përplasje mes tifozëve, shkelmohet një person pa ndjenja në rrugë

02/05/2022 23:04
nga:Mergim Rreci

Pragndeshja e La Liga mes Celta Vigos dhe Rayo Vallecanos, ka qenë shumë e tensionuar, pasi janë regjistruar përplasje të dhunshme në rrugët e qytete mes ultrasve të dy skuadrave.

Rreth një orë para sfidës, në pikë të ndryshme të qytetit, në rrugët pranë stadiumit, ka pasur përplasje të dhunshme dhe akte vandalizmi, duke bërë që shpesh të ndërhynte policia për t’i shpërndarë.

Në një nga këto përplasje, ka ndodhur edhe një ngjarje shumë e rëndë, pas në një distancë jo shumë të largët nga stadiumi “Balaidos”, është regjistruar një video që tregon dhunën e pakuptimtë të ultrasve.

Në videon e cila është përhapur me shpejtësi në rrjet, shihet një person i shtrirë në rrugë, pa ndjenja. Në një moment, një nga ultrasit vjen dhe e shkelmon atë në kokë, e më pas largohet. Një pamje shumë e rëndë që tregon absurditetin e kësaj përplasje para një ndeshje futbolli.

Nuk dihet identiteti i personave në këtë video, por policia lokale ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar rëndë nga përplasjet e sotme në rrugët e qytetit.