Sporti

Flaka Loxha mposhtet në raundin e parë nga xhudistja çeke, Vera Zemanova

02/05/2022 11:05
nga:E K

Xhudistët kosovarë po garojnë aktualisht në Grand Slamin e Parisit.

Në raundin e parë xhudistja kosovare, Flaka Loxha u ndesh me çeken Vera Zemanova, shkruan GazetaBlic Sport.

Asnjëra nga garueset nuk arriti të mbyllë ndeshjen në kohën e rregulltë duke e dërguar duelin në “Golden Score”.

Vera Zemanova ishte më e suksesshme duke i marrë një pikë garueses nga Kosova që ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje.

/GazetaBlic Sport/