Chelsea dhe Antonio Rudiger janë akoma shumë larg arritjes së një marrëveshje.
Mbrojtësi gjerman ka refuzuar vazhdimisht rinovimin e kontratës pasi dëshiron një pagë të lartë të cilën Chelsea nuk po ia plotëson, shkruan GazetaBlic Sport.
Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij.
Klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij me Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich si disa nga skuadrat më këmbëngulëse për transferimin e tij.
/GazetaBlic Sport/


