Lajme

Aktakuza ndaj Pal Lekajt, ironizion Bajqinovci: “Të shtunën bërtitke hajnat në burg, ky e paska ditë kush po shkon në burg”

02/04/2022 18:57
nga:Y I

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar me deputetin e AAK-së Pal Lekaj, pasi këtij të fundit Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë për rastin e 53 milionë eurove të “Bechtel Enkas”, raporton Gazeta Blic.

Bajqinovci në shkrimin e tij ka pyetur se pse janë dashur dy vite për këtë aktakuzë.

“Allahile pse u deshtë 2 vjet për këtë aktakuzë?” pyet Bajqinovci.

“Të shtunën bërtitke hajnat në burg, ky e paska ditë kush po shkon në burg”

Ndaj deputetetit Pal Lekaj dhe dy të tjerëve është ngritur sot aktakuzë për veprën penale” Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Reagimi i plotë:

53 milionët për “Bechtel Enka’n”, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Pal Lekajt