Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:30 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 91 km/h, raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.A (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.


