Sporti

Pierre-Emerick Aubameyang e pranon më në fund: Kisha probleme me Artetan, u largova për këtë çështje

02/03/2022 17:22
nga:Mergim Rreci

Pierre-Emerick Aubameyang  sqaroi se largimi i tij nga Arsenali dhe kalimi te Barcelona lidhet me problemet me trajnerin e Topçinjve, Mikel Arteta.

“Po, kam pasur probleme vetëm me Artetën dhe më pas e mora këtë vendim. Nuk mund të them më shumë. Ai nuk ishte i kënaqur dhe gati. Nuk mund të them asgjë tjetër, sepse kështu ndodhi”, ka shpjeguar golashënuesi në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Aubameyang humbi shiritin e kapitenit dhe u hoq nga skuadra pas disa problemeve disiplinore.

/GazetaBlic Sport/