Sporti

Lajm i mirë për Pochettinon: Neymar pritet të rikthehet ndaj Real Madridit

02/03/2022 11:43
nga:E K

Neymar është duke u stërvitur intensivisht për t’u rikthyer ndaj Real Madridit.

Neymar është në rikuperim që nga nëntori kur pësoi lëndim ndaj St Etienne në fitoren 3:1, përcjell GazetaBlic Sport.

“L’Equipe” raporton se stafi mjekësor i PSG i ka dhënë dritën jeshile brazilianit për t’u rikthyer në fushë ndaj “Los Blancos“.

Braziliani do të vazhdojë të stërvit i veçuar me një trajner fizik dhe dalëngadalë do t’i bashkohet ekipit në stërvitje grupore.

/GazetaBlic Sport/