Sporti

E thotë ish presidenti i Barcelonës: Mbappe është i Real Madridit

02/02/2022 16:12
nga:Mergim Rreci

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart siguroi këtë të mërkurë se Kylian Mbappe, i cili është në fund të kontratës së tij me Paris Saint-Germain, do të ketë mbyllur tashmë një marrëveshje me Real Madridin.

“Sot do të jap një ekskluzive. Mbappe tashmë ka nënshkruar për Real Madridin. Unë jam i sigurt për të. E njoh presidentin e Real Madridit, Florentino Pérez dhe jam i sigurt për këtë”, tha ish-menaxheri, duke folur për shtypin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.

Gaspart trajtoi gjithashtu rastin Dembele dhe argumentoi se ai duhet të përdoret dhe të mos penalizohet deri në fund të sezonit, pasi refuzoi të rinovojë për Barçën.

/GazetaBlic Sport/