Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur para gazetarëve për dialogun me Serbinë dhe krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Për të parën herë Kurti ka thënë se ai pret që zyra e Borrellit të jetë e gatshme dhe ai do të marrë pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuqiç në Bruksel, por duke thënë se marrëveshja duhet të mbyllet me njohje reciproke.
“Kur zyra e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian z. Borrel të na thërras në takim, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në bisedime atje, natyrisht ne duam dialogun parimor të barazuar, ku barazueshmëria e palëve është fakt i dhënë dhe i pa diskutueshëm. Dialogun e duam si dialog për marrëveshje e jo dialog për dialog dhe kjo nënkupton që marrëveshje për statusin e marrëdhënieve tonë raportin e marrëdhënieve tona, jo statusin e Kosovës por statusin e raporteve tona çfara raporte, marrëdhënie do të kemi Kosova dhe Serbia e që ne besojmë se duhet të jenë marrëdhënie normale dhe pa tjetër në qendër ta përmbaj njohjes reciproke. Pra ky është një shtet i qarët dhe i saktë i mirë natyrisht që kemi shprehur edhe qëndrimet tona aktive pro edhe qasjen konstruktive”, ka thënë Kurti.
Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri i është referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues të 23 dhjetorit të vitit 2015.
“Sa i përket Asociacionit ju e dini shumë mirë që Gjykata Kushtetuese me 23 dhjetor 2015 ka publikuar aktgjykimin e vet, në të cilin ka thënë se në asnjërin prej shtatë kapitujve të ASK nuk është në përputhje të plotë më Kushtetutën dhe në gjithsej 23 nenet të Kushtetutës së Republikës nuk ka përputhje ai asociacion, rrjedhimisht nuk e ka kaluar testin e GJK., Unë besoj që edhe serbët, shqiptarët, turqit, romët në Kosovë, boshnjakët, egjiptianët ashkalinjt…. kanë nevojë për drejtësi e punësim, e jo ASK që na shtonë tensione, na i prishin raportet tona dhe e gëzojnë dikë në Beograd”, tha ai.


