Pierre-Emerick Aubameyang më në fund u njoftua nga Barcelona si një nënshkrim i ri, pas dy ditësh pritjeje në Katalonjë për të rënë dakord për largimin e tij nga Arsenali.
Në fjalët e tij të para si një përforcim për Xavi Hernández, sulmuesi tha se është shumë i lumtur për aventurën e re, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, [dje] ishte një ditë shumë e gjatë [buzëqeshje], por ja ku jam, me shumë dëshirë. Është një nga klubet më të mëdha në botë, është nder të jem këtu, prandaj kam ardhur”, tha ai për mediat zyrtare të klubit, duke folur në spanjisht.
Sulmuesi foli për atë që mund të rikthejë në skuadër: “Kam përvojë, kam luajtur në Gjermani, Francë, Angli, jam këtu për të ndihmuar dhe për të dhënë më të mirën për ekipin”.
/GazetaBlic Sport/


