I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në konferencë në Prishtinë është shprehur se ka shumë opsione sipas së cilave mund të formohet asociacioni i komunave serbe.
“Nuk është e thënë që këto modele ta dëmtojmë sovranitetin e Kosovës. Mund të zgjedhet modeli dhe të diskutohet”, është shprehur Escobar, njofton Klankosova.tv.
“ShBA-ja nuk imponom asnjë model apo nuk zgjedh model, por ne mund të ndihmojmë nëse ka modele”
Escobar ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Më tej ai ka folur edhe për marrëveshjen e 4 shtatorit 2020.
“Kemi besuar dhe besojmë se ato zotime kanë ndihmuar në krijimin e besimit mes palëve. Aplikimi i tyre është mënyrë për të krijuar hapësirë diplomatike për vazhdim të dialogut”.