Lajme

LAJMI I FUNDIT: Dardan Molliqaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

02/01/2022 22:13
nga:Y I

Mbrëmjen e sotme është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, raporton Gazeta Blic.

Policia përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje rreth këtij arrestimi.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se arrestimi i tij ka ardhur pas sulmit ndaj zyrtarit policor ndodhur në protestën e së shtunës.

Tutje në njoftim thuhet se Policia e kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur  dhe më tej i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

-D. M, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

për të cilin po ashtu ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.
Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e

kishte përfillur.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.