Sporti

Presidenti i Fiorentinës “godet” Vlahovicin: I pandershëm dhe gënjeshtar

02/01/2022 20:01
nga:Mergim Rreci

Rocco Commisso, presidenti i Fiorentinës, ishte shumë i mërzitur nga sjelljet joprofesionale të Dushan Vlahovicit gjatë merkatos së transferimeve.

Sulmuesi serb, golashënuesi më i mirë i Serisë A, përfundoi duke u larguar nga Firence për të nënshkruar me Juventusin në këmbim të 81 milionë eurove, përcjell GazetaBlic Sport.

“Isha shumë i zhgënjyer dhe Vlahovic as që më tha lamtumirë. Ai ishte i pandershëm dhe gënjeshtar. Fiorentina negocioi me klubet angleze, por me çdo propozim që vinte, ai dhe biznesmeni refuzonin. Plani i tyre ishte i njëjtë me atë të Mbappe-s me PSG-në: largimi me kosto zero në fund të sezonit për të fituar shumë para me çmimet e nënshkrimit. Ai donte të shkatërronte Fiorentinën dhe drejtuesit e tij donin të pasuroheshin në kurrizin tonë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/