Sipas raportimeve të shumta në Itali, presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino do të japë dorëheqjen sot për arsye personale.
Raportimi i Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com do të konfirmojnë dorëheqjen e tij sot me një letër zyrtare drejtuar FIGC, përcjell GazetaBlic Sport.
Dal Pino u zhvendos në SHBA me familjen e tij para Krishtlindjeve dhe planifikon të qëndrojë jashtë shtetit ku djali i tij do të shkojë në shkollë. Prandaj, ai do të largohet nga detyra e tij.
59-vjeçari u emërua President i Lega Serie A në janar 2020.

/GazetaBlic Sport/


