Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale bëri të ditur se, gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore në Shqipëri.
Sipas ARRSH-së, reshje dëbore ka pasur në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin, raporton Tch.
ARRSH ka apeluar shoferët që të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë.
Reshjet e borës, Ministria njofton për gjendjen e rrugëve


