Sporti

Vedat Muriqi me një mesazh për tifozët e Lazios

01/31/2022 20:29
nga:E K

Vedat Muriqi zyrtarisht është lojtar i Mallorcas.

Sulmuesi i Kosovës, zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Mallorcas pas largimit nga Lazio, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes Vedat Muriqi ka publikuar një letër lamtumirëse për tifozët e Lazios.

Në këtë letër ai falenderoi tifozët për mbështjen pavarësisht se siç tha ai nuk e tregoi Vedatin e vërtetë në fushë.

“Do të doja t’iu falënderoja tifozët e vërtetë të Lazio për besimin, mbështetjen dhe respektin që kanë treguar për mua. Për fat të keq, unë nuk arrita t’ua tregoj Vedatin e vërtetë, aq mirë sa duhet në fushë. Faleminderit shumë që bëtë Romën shtëpinë time dhe të familjes sime, dhe që reflektuat dashurinë tuaj ndaj neve. Zemra ime dhe mbështetja ime janë me ju për pjesën e mbetur të sezonit. Me dashuri, Vedat Muriqi”, ka thënë Muriqi.

GazetaBlic Sport.