Sporti

Dështon marrëveshja Barcelona – Arsenal: Problemi te paga e Aubameyang

01/31/2022 17:58
nga:E K

Ka dështuar marrëveshja për huazimin e Aubameyang te Barcelona.

Ylli nga Gaboni tash e sa javë lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal, pas problemeve që hapi në skuadër dhe nuk u ftua për disa ndeshje nga Arteta.

Auba pritej të zyrtarizohej sot te Barcelona, si huazim, por sipas David Ornstein marrëveshja ka dështuar.

Skuadrat nuk kanë arritur të pajtohen për pagën e sulmuesit, dhe kjo është arsyeja kryesore.

Aubameyang thuhej të ishte pajtuar për reduktim në pagë dhe pranoi një pagë prej 100 mijë euro në javë, por as kjo nuk ka qenë mjaftueshëm për Barcën.

Duket se Aubameyang do të mbetet në ‘Emirates’.