Egjipti ka shënuar fitore ndaj Marokos.
Kombëtarja e Egjiptit triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Marokos, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët kaluan në epërsi Maroko me golin e Boufal në minutën e 7’të të takimit.
Salah barazoi shifrat në minutën e 53’të të takimit.
Për të siguruar fitoren e kombëtares së tij u përkujdes, Trezeguet i cili realizoi pas asistimit të Salah në minutën e 100’të të takimit.
Egjipti takohet me Kamerunin në gjysmëfinale të kësaj gare.
/GazetaBlic Sport/


