Sporti

Manchester United dhe Bordeaux afër marrëveshjes për huazimin e Phil Jones

01/29/2022 22:52
nga:E K

Manchester United është afër të pranojë ofertën e Bordeaux për huazimin e Phil Jones.

Fabrizio Romano raporton se ‘Djajtë e Kuq‘ po përgaditen ta lënë të lirë qendërmbrojtësin angez që t’i bashkohet Bordeaux për të luajtur më shumë minuta, shkruan GazetaBlic Sport.

Phil Jones nuk ka shumë hapësira në skuadrën nga Old Traffordi pasi para tij Rangnick zgjedh Raphael Varane, Victor Lidelof, Harry Maguire dhe Eric Baily.

Bordeaux nuk pritet të paguajë asnjë çmim për huazimin e tij.

/GazetaBlic Sport/