Lajme

112 viktima dhe rreth 20 mijë raste të reja me Covid-19 në Greqi

01/28/2022 15:42
nga:Y I

Greqia ka shënuar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit 19712 qytetarë kanë rezultuar pozitive.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1,867,935.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 112, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 23 083 vdekje.

(BalkanWeb)