Sporti

Vlahovic zbarkon në Torino, serbi kryen sot testet mjekësore

01/28/2022 09:58
nga:Mergim Rreci

Juventus dhe Fiorentina kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Dusan Vlahovic në “Allianz Stadium”.

Futbollisti serb do të transferohet në Torino në një marrëveshje prej 75 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tashmë ka arritur tek J Medical dhe do t’i nënshtrohet pas pak testeve mjekësore.

Kishte një pritje të ngrohtë nga tifozët për të.