Sporti

Manchester City ka gati një super ofertë për Paulo Dybalan

01/27/2022 22:04
nga:L J

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Manchester City po përgatit një ofertë të madhe për të transferuar Paulo Dybala, në fund të kontratës së tij me Juventusin.

Reprezentuesi argjentinas ka qenë i lidhur edhe me interesimin e Liverpoolit, ndaj, sipas gazetës “Citizens” janë të gatshëm të ofrojnë një kontratë prej 10 milionë euro në sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Paulo Dybala largohet nga Juventusi dhe nuk do të rinovojë kontratën e tij pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” bënë ndryshime nga propozimi fillestar për rinovimin e kontratës duke përfshirë një ulje të pagës prej 15 për qind.

/GazetaBlic Sport