Sporti

Juventus arrin marrëveshje me lojtarin e Serie A, transferimi çështje orësh

01/27/2022 18:41
nga:L J

Juventus mund të forcojë skuadrën në fund të afatit kalimtar.

Kandidati për të luajtur në Torino është Nahitan Nandez nga Cagliari, përcjell GazetaBlic Sport.

Informacioni për një transferim të mundshëm është dhënë nga gazetari Nicolo Schira. Sipas tij, uruguaiani tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin. Kushtet e kontratës tashmë janë përcaktuar – futbollisti do të fitonte 2.5 milionë euro në vit pas ndryshimit të klubit.

Kontrata me Cagliari do të përfshinte një huazim me opsion për të blerë 26-vjeçarin.

/GazetaBlic Sport