Granit Xhaka vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Jose Mourinhos për përforcimin e mesfushës së skuadrës italiane, Roma.
Mesfushori shqiptar ishte i lidhur me skuadrën e Romës edhe verën e kaluar, por megjithatë transferimi i tij në Itali dështoi në momentet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Xhaka është ende pjesë e planeve të Artetas dhe një transferim në Itali do të jetë operacion i vështirë për skuadrën e Jose Mourinhos.
Arsenal e vlerëson Xhakën me 20 milionë euro, shumë kjo e cila nuk mund të paguhet nga Roma pa shitje të lojtarëve.
Roma e ka nxjerrë në shitje mesfushorin Amadou Diawara për të siguruar fondet e mjaftueshme.
/GazetaBlic Sport/


