Koordinatori i faqes Transfermarkt (një faqe e specializuar në vlerësimet e tregut), Christian Swartz, zbuloi këtë të enjte për The Athletic se Cristiano Ronaldo bllokoi faqen e tyre në rrjetin social Instagram, pas pakënaqësisë së supozuar me vlerësimin që i atribuohej.
Rasti daton në mars të vitit 2021, kur portugez ishte ende te Juventusi. Transfermarkt publikoi në Instagram një njëmbëdhjetëshe të përbërë nga lojtarët më të vlefshëm të agjencisë së Jorge Mendes, Gestifute, në të cilën sulmuesi që tani luan për Manchester United do të kuotohej me vlerën e dytë më të lartë (75 milionë euro), i tejkaluar nga Bernardo Silva (100 milionë euro), përcjell GazetaBlic Sport.
“Së pari, ai u dërgoi mesazh djemve tanë në mediat sociale. Ata iu përgjigjën dhe i shpjeguan: ‘Nga personat e grupmoshës tënde, ti je padyshim numri një’. Por më pas ai dërgoi disa buzëqeshje dhe na bllokoi”, tha Christian Swartz.
/GazetaBlic Sport/


