Lëndimi i Zlatan Ibrahimovic nuk është serioz dhe ka shpresa që sulmuesi suedez të shërohet në kohë për të ndihmuar ekipin e tij kundër Interit.
Sipas Calciomercato, testet e fundit përjashtuan mundësinë që suedezi të ketë një dëmtim të rëndë në tendinën e Akilit në këmbën e djathtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Zona në fjalë është e përflakur, por lojtari do t’i nënshtrohet trajtimit dhe ka shpresa që dëmtimi i pësuar ndaj Juventusit të rikuperohet në kohë për derbin e Milanit më 5 shkurt.
/GazetaBlic Sport/


