Qeveria e Kosovës u ka vazhduar bashkëatdhetarëve, deri më 31 dhjetor të 2022-ës, mbulimin e polisave kufitare.
Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Qeverisë nga kryeministri Kurti.
Pas këtij vendimi ka patur një reagim nga analisti Rron Gjinovci.
Gjinovci thotë se këtë Qeveria e bën se e ka patur premtim elektoral ndërsa premtimin për rrymë se mban se duhet me ia cënu interesat kompanisë turke.
Reagimi i plotë:
“Qeveria vendos për pagesën e policës kufitare për mërgimtarët në vitin 2022”
Këtë e bënë se e ka pasë premtim elektoral, a premtimin për rrymë s’e mban se po duhet me ia cenu interesat kompanisë turke, pak e tutshme.


