Lajme

“Donika Gërvalla flet keq për kryeministrin Kurti te diplomatët e huaj”

01/26/2022 11:00
nga:Gazeta Blic

Artan Behrami, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, “flet keq” për kryeministrin Albin Kurti në takimet e saj me diplomatët e huaj.

Sipas informatave të Behramit, kryediplomatja Gërvalla “flet më keq për kryeministrin Kurti te diplomatët e huaj sesa homologu i saj, Nikola Selakoviq”.

“Me kryeministrin Albin Kurti kam mospajtime të shumta. Por, jashtë kufijve të Kosovës, Kurti është kryeministër im dhe e mbroj edhe atëherë kur e ka gabim”, shkroi Behrami të mërkurën.

“Miq të shumtë të mi që janë diplomatë ndërkombëtarë, po më thonë se Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, flet më keq për kryeministrin Kurti te diplomatët e huaj sesa homologu i saj serb, Nikola Selakoviq!”, tha Behrami.

Ai tha se informatat që ka pranuar, shpërfaqin koordinimin e dobët të qeverisë në fushën e diplomacisë.