Edhe pse Dortmundi nuk zbuloi kohën e rikthimit të Erling Haaland, i cili u dëmtua kundër Hoffenheim, klubi gjerman shpreson që sulmuesi i ri norvegjez të kthehet së shpejti në fushë.
Haaland u ekzaminua në detaje të dielën dhe të hënën dhe tashmë kanë ardhur rezultatet e para, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raportit mjekësor, ai vuan nga probleme muskulore që kërkojnë trajtim dhe ekzaminim të mëtejshëm në ditët në vijim.
Sipas mediave gjermane, ai do të mungojë të paktën një muaj duke humbur duele të rëndësishme në kampionat.
Sulmuesi ka një rekord të jashtëzakonshëm prej 80 golash në 79 ndeshje për Dortmundin.


