Lajme

“Anëtarësimi në NATO do të ishte arritja më e madhe për Kosovën”

01/25/2022 22:08
nga:Q R

Njohësi i rrethanave politike në vend, Birol Urcan, është shprehur se zhvillimet e fundit Rusi-Ukrainë mund të reflektojnë me lëvizje edhe në Kosovë.

“Mund të ndodhë një skenar që NATO si kundërpërgjigje ndaj hyrjes së Rusisë në Ukrainë, urgjentisht mund t’i përshpejtojë hapat për anëtarësimin e Kosovës në aleancën veri atlantike”, është shprehur Urcan.

Urcan në Rubikon ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më i rëndësishëm ai anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Nëse hyjmë në NATO do të jetë arritja më e madhe për shtetin e Kosovës”.

“Për të na pranuar Serbia ndoshta mund të kërkojë gjëra të ndryshme si asociacioni. Problemi është të na pranojë Spanja me të cilën jemi duke negociuar. Kosova ndoshta mund të lëshojë pe diçka që të thuhet se Kosova nuk është njëjtë si Katalonia”.

Kapet në Han të Elezit duke dashur të kalojë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut me rreth dy kilogram drogë