Lajme

Kurti thotë se nuk ka numër të telefonit të Kryesuesit të ZRRE-së, por ka një porosi për të!

01/25/2022 12:37
nga:N M

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sërish për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ku ka thënë se qeveria e Kosovës por edhe Kuvendi i Kosovës do t`i dërgojnë komentet e tyre në ZRRE sa i përket çmimit të energjisë elektrike, raporton Gazeta Blic.

Kurti ka përsëritur se ZRRE është organ i pavarur duke nënkuptuar se Qeveria dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të ndërhyjë në punën e tyre.

“Unë nuk e kam numrin e telefonit të kryetarit të Bordit të ZRRE, mirëpo ministrat e linjës, por shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës t`i dërgojnë sa më parë komentet…. në mënyrë që Bordi i ZRRE bazuar në raportin e vetë t`i trajtojë edhe sugjerimet tonë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

‘Me çfarë guximi’, ‘Kush është shefi këtu, Qeveria a ju?’ – deputeti i PDK-së e merr në pyetje bordin e ZRRE’së për rrymën