Kryetari i Komisionit për Energji, Ferat Shala ka qenë i ashpër me anëtarët e Bordit të ZRRE’së që sot po raportojnë për ngritjen e çmimit të rrymës në këtë komision.
Shala ju ka thënë atyre se me çfarë baze shkojnë e dalin me raport meqë Qeveria ka ndarë 75 milionë euro për subvencionim të energjisë elektrike.
‘’A mendon që në raportin e pavarur duhet të parahihen obligimet. Kush është shefi këtu, Qeveria a ZRRE. Qysh e morët guximin institucional, ku është baza ligjore që ju në raportin e juaj me i parapa mjetet që kanë me jua dhanë. Çfarë garancione keni në pasë në kalkulime, në planifikime. Pra a është ZRRE mbi qeverinë, mbi Parlamentin. Kush garanton për mjetet që s’janë të vetat, ka pyetur Shala.
“Këtë element juridikisht na shpjegon që sot me na pru. E ke qitë para aktit të kryer Qeverinë, njerëzit. Ku e ki garancionin që i ke planfiiku 75 milionë.’’, ka thënë Shala.
Kryesuesi i bordit të ZRRE-së arsyeton propozimin për shtrenjtimin e rrymës: Kemi qenë të obliguar


