Niklas Sule nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munich dhe do të largohet nga klubi këtë verë, thotë Sport1.
Skuadra bavareze ishte vendosur të zhvillonte bisedime për një marrëveshje të re me qendërmbrojtësin në shkurt, por ai ka informuar drejtuesit e klubit se nuk është i interesuar të qëndrojë tek bavarezët, përcjell GazetaBlic Sport.
Thuhet se Barcelona është shumë e interesuar për shërbimet e tij dhe se mbrojtësi ka shprehur pëlqimin për klubin, gjithashtu. Mediat spanjolle raportuan para një jave se edhe Xavi Hernandez e dëshiron mbrojtësin në fjalë dhe se një ofertë për të pritet të niset.

/GazetaBlic Sport/


