Lajme

Varianti Omicron, 82 pacientë në oksigjeno terapi

01/25/2022 10:00
nga:N M

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në trajtim janë 117 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 36 të tjerë post-Covid-19, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka bërë të ditur SHSKUK përmes një njoftimi për media.

Njoftimi i plotë:

Me oksigjeno-terapi janë 82 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 51 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Ambasadori i Gjermanisë: Kosova ka nisur të ecë përpara në luftimin e korrupsionit