Sporti

Tragjedi e madhe në Kupën e Afrikës, lëndohen e vdesin disa tifozë

01/25/2022 09:20
nga:Mergim Rreci

Shtatë persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi u shtypën nga turma jashtë stadiumit Olembe, në Yaounde, ku Kameruni -Komoros luajtën mbrëmë në Kupën e Afrikës.

Shtypi kamerunian raporton se të plagosurit u transportuan në spitalin Messassi. Shkelja dhe shtypja e qindra njerëzve ndodhi kur u hapën dyert për lojë, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndërkohë, një burim në spitalin Messassi tha se “të paktën” 40 persona mbërritën në gjendje kritike dhe disa duhej të transferoheshin në njësitë e tjera spitalore.