Lajme

Djali rrah babanë në Gjakovë

01/25/2022 09:14
nga:Y I

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.

 

Gruaja shtatzënë nga Shtimja vdes bashkë me foshnjën, burri i saj fajëson mjekët