Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen qendrore të Durrësit.
Shpërthimi ka ndodhur pranë shtëpisë së Armand Dukës. Policia ka mbërritur në vendngjarje.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka pasi mbërritur në shtëpinë e tij në Durrës ka folur edhe me mediat që ishin të pranishme në vendin e ngjarjes.
Ai kërkoi hetim të thellë në lidhje me këtë rast, teksa poashtu shtoi se familjarët e tij janë të trembur dhe të panikosur nga ngjarjet e momentit.
Ndërkohë, Duka tha se personi i cili ka vënë tritolin ishte me kapele…
/GazetaBlic Sport


