Arbitrja italiane e futbollit Diana Di Meo u ankua se ishte viktimë e bullizmit në internet.
Në Instagram, ajo tha se disa nga videot dhe fotot e saj me përmbajtje eksplicite po qarkullojnë në internet prej disa kohësh, përcjell GazetaBlic Sport.
Ajo pretendon se atë material nuk ia ka dërguar askujt dhe se i kanë hakuar celularin dhe kështu e kanë marrë përmbajtjen që ajo e ka mbajtur vetëm për vete.
“Dy javë vuajtje, por tani po marr frymë. Nuk e di kush i ka shpërndarë videot e mia private, mendoj se më është hakuar celulari. Mendoj se kanë përdorur kujtesën virtuale të celularit për të arritur tek materiali. Ndoshta e kam lënë celularin pa mbikëqyrje diku, gjë që ka mjaftuar që dikush ta kthejë jetën time në ferr. E di që njerëzit që e përhapin atë përmbajtje pasurohen në një farë mënyre. Dikush përhap edhe thashetheme absurde. Unë kam bërë një ankesë dhe do të doja t’i shikoja këta njerëz në sy. Jam viktimë e krimit. Nuk do të dorëzohem derisa të gjenden dhe të dënohen ata që kanë bërë të gjitha këto”, përfundoi gjyqtarja nga Pescara.
/GazetaBlic Sport


