Sporti

Momenti i frikshëm kur lojtari i Tottenhamit përplas kokën në reklamat jashtë vijave të fushës

01/23/2022 18:26
nga:L J

Një skenë e frikshme ka ndodhur në ndeshjen mes Chelsea dhe Tottenham.

Në derbin e Londrës po shkonte gjithçka mirë deri në minutën e 21’, kur Tanganga rrezikoi veten e tij.

Mbrojtësi i Tottenham rrëshqiti në anësore dhe përplasi kokën e tij me një reklamë të stadiumit.

Përplasja mund të ishte me pasoja të rënda, por për fatin e mirë gjithçka shkoi pa lëndime të rënda.

Stafi mjekësor i Tottenham u alarmua nga rënia e Tanganga, por lojtari u ngrit shpejt dhe tejkaloi situatën pa telashe.

Shikoni videon më poshtë.