Sporti

Enis Bardhi drejt largimit nga Levante, skuadra nga Serie A e interesuar për shërbimet e tij

01/22/2022 09:38
nga:E K

Enis Bardhi mund të largohet nga La Liga.

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka kontratë me Levanten deri në fund të qershorit të këtij viti, dhe lojtari ende nuk ka rinovuar kontratën, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Serie A, Torino ka shprehur interesim për shërbimet më parë.

GazetaBlic Sport ka kontaktuar dje me lojtarin shqiptar, Enis Bardhi, dhe i pyetur për të ardhmen e tij ai ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Levante.

“Puna ime lidhet me terrenin dhe jam i koncentruar maksimalisht në seancat stërvitore dhe ndeshjet që na presin. Gjërat tjera nuk më takojnë mua dhe për këtë janë përgjegjës stafi profesional. Natyrisht kërkojmë gjithmonë më të mirën dhe në futboll ndodhin edhe të papritura. Unë jam i koncentruar për ndeshjet e pranverës me Levanten, gjithnjë nëse klubi dhe agjentët nuk sjellin diçka tjetër”, tha Bardhi.

Enis Bardhi flet për të ardhmen e tij: “Jam i koncentruar me Levanten, derisa agjentët nuk sjellin diçka tjetër”

Bardhi, 26-vjeçar ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 16 paraqitje në edicionin aktual në La Liga me Levanten.

/GazetaBlic Sport/