Ka vdekur njëri nga të plagosurit pas një përleshjeje me thikë që ndodhi sot në Pejë.
Këtë e konfirmoi për Gazeta Blic zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti, i cili tha se i lënduari tjetër është jashtë rrezikut për jetë.
“Dy persona janë pranuar në Spital. Me gjithë përpjekjet e Mjekëve, nga lëndimet e marra njëri nga pacientët e pranuar ka vdekur, ndërsa tjetri ka lëndime por jo ne rrezik për jetën dhe po trajtohet në Spitalin tonë”, tha ai për Gazeta Blic.