Lajme

Arrestohet personi i kërkuar për vrasje në tentativë

01/19/2022 14:34
nga:Q R

Sot njësitet policore të stacionit të Podujevës kanë arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim.

Siç njofton policia,bëhet fjalë për: B. K., mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për veprën penale Vrasje në tentativë.

“Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Haradinaj thotë se Kurti mund të ketë interesa për çështjen e energjisë, por s’do t’i shpëtojë reagimit qytetar