Sporti

“Çartet” Xavi: Dembele ose do të nënshkruajë, ose do të shitet në janar

01/19/2022 14:12
nga:L J

Trajneri i Barcelonës, Xavi thotë se Ousmane Dembele duhet të nënshkruajë një kontratë të re ose klubi do ta shesë atë në afatin kalimtar të janarit.

Dembele, dikur i konsideruar si një nga lojtarët e rinj më premtues të Evropës, ka luftuar për t’u vendosur në formacionin bazë të skuadrës së Barcelonës që kur u transferua nga Borussia Dortmund në vitin 2017, përcjell GazetaBlic Sport.

Dhe Xavi ishte i qartë për të ardhmen e lojtarit.

“Mesazhi është i qartë,” tha Xavi.

“Ousmane Dembélé duhet të nënshkruajë një kontratë të re ose ne gjejmë një mënyrë për ta shitur atë në janar. Asnjë rrugë tjetër.

“Unë gjithashtu pyes veten pse agjenti po flet ashtu, nga ana tjetër, më thotë se dëshiron të qëndrojë. Nuk mund ta kuptoj. Nuk mendoj ta dërgoj në tribuna. Ai thotë se dëshiron të qëndrojë, por më pas nuk firmos”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport