Sporti

Po bën xhiron e botës, momenti kur Rudy Gobert shënon nga një distancë e largët… por pikët e tij nuk numërohen!

01/17/2022 08:30
nga:L J

Utah Jazz ka vuajtur kohët e fundit. Është shumë e lehtë të kuptohet se rikthimi i Rudy Gobert i ndihmoi ata që të këndellen dhe të kthehen tek fitorja.

Skuadra e Utah Jazz ka mposhtur Nuggets me rezultatin final 125-102, shkruan GazetaBlic Sport.

Basketbollisti Rudy Gobert ishte fantastik në këtë përballje dhe në parket tregoi se sa vlen.

Në një moment, ai mori topin dhe goditi nga fillimi i fushës së ekipit të tij, duke shënuar pikë të jashtëzakonshme… por që në fund nuk u numëruan, shkaku i kohës!

Nuk u llogarit si pikë, por gjuajtja nga Rudy Gobert u bë shumë shpejtë hit në rrjetet sociale.

Më poshtë keni momentin: