Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë

01/17/2022 07:17
nga:Q R

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, përcjell Gazeta Blic.

Komisioni për Legjislacion mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 09:00)

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj mban mbledhje me drejtorët e drejtorive komunale.

(Shtëpia e Bardhë, zyra e kryetarit, ora 09:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (PSD, rruga „Bajram Kelmendi“, 4 Llullat, Prishtinë, ora 13:00)

Mbahet akademia e “Flakës së Janarit”. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 17:00)

Hapet ekspozita kolektive e Artit Pamor. (Galeria e Qytetit, Gjilan, ora 19:00)

Mbi 30 mijë qytetarë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës