Ka përfunduar votimi në referendumin që u mbajt në Serbi.
Kështu raporton Tanjug, duke njoftuar se qendrat e votimit tashmë janë mbyllur.
Sipas tyre, qendrat e votimit janë mbyllur në ora 20:00.
Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 pjesëmarrja ishte 27.6%.
Kurse, rezultatet preliminare të referendumit priten të bëhen të ditura sonte pas orës 22:00.
Qytetarët kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi.